
October 2025
EMANTE për herë të parë në Build Expo Greece: Një hap i rëndësishëm drejt tregjeve ndërkombëtare.
Kompania shqiptare Emante, lider në prodhimin e sandwich panels dhe strukturave mbështetëse për ndërtim, mori pjesë për herë të parë në Build Expo Greece 2025, një nga panairet më të rëndësishme të ndërtimit në rajon.
Pjesëmarrja në Athinë, në Hall 3, Stand A18, shënoi një moment historik për Emante, si hyrja e parë në një ekspozitë ndërkombëtare jashtë Shqipërisë. Gjatë katër ditëve të panairit, ekipi i Emante prezantoi produktet kryesore të kompanisë E-Wall, E-Roof dhe E-Frigo Sandwich Panels, të cilat tërhoqën vëmendjen e vizitorëve profesionistë, arkitektëve, ndërtuesve dhe përfaqësuesve të kompanive nga vende të ndryshme të rajonit.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë, pjesëmarrja në Build Expo ishte “një përvojë shumë pozitive dhe mbi pritshmëritë”. Stenda e Emante u vizitua nga dhjetëra biznese potenciale, ku u zhvilluan takime konkrete dhe u hodhën themelet për bashkëpunime të reja në tregjet greke dhe më gjerë.

Interesimi i madh, tregon se cilësia dhe standardet tona janë në të njëjtin nivel me tregun europian. Ky është vetëm fillimi i një rruge të re. Emante, drejt ndërkombëtarizimit të markës sonë, u shpreh përfaqësuesi i kompanisë.
Përmes pjesëmarrjes në Build Expo, Emante synon të forcojë praninë e saj në tregun rajonal dhe të zgjerojë rrjetin e partnerëve në sektorin e ndërtimit industrial dhe komercial, duke ofruar zgjidhje efikase, të qëndrueshme dhe me standarde të larta.
EMANTE
Building your vision
