Inovacioni që po transformon ndërtimin drejt eksportit

Flet Anxhela Brahimaj, Menaxhere e Përgjithshme e EMANTE sh.p.k.

foto cover 2.png


Në një industri ndërtimi që po transformohet nga teknologjia dhe kërkesat për efikasitet, EMANTE sh.p.k. po ndërton prej dy dekadash një model modern prodhimi dhe realizimi industrial, me ambicie që shkojnë përtej tregut vendas. Me fokus në panelet sanduiç, ndërtesat modulare dhe strukturat metalike, kompania ka krijuar një identitet të fortë si ofruese zgjidhjesh të shpejta, funksionale dhe të certifikuara për projekte industriale, logjistike dhe infrastrukturore.

Falë linjave të automatizuara të prodhimit dhe kontrollit rigoroz të cilësisë, EMANTE garanton produkte me performancë të lartë teknike, izolim termik dhe akustik superior dhe eficiencë energjetike – elementë kyç që e diferencojnë ndërtimin inovativ nga ai tradicional. Certifikimet ndërkombëtare CE dhe ISO, së bashku me laboratorin e brendshëm të testimit, përforcojnë besueshmërinë e markës “Made in Albania” në tregje konkurruese.

Portofoli i kompanisë po zgjerohet me shpejtësi drejt paneleve frigoriferike, sistemeve kundër zjarrit dhe strukturave për parqe fotovoltaike, një segment strategjik që reflekton orientimin e EMANTE drejt energjisë së rinovueshme. Strukturat ground mount për sistemet diellore, të realizuara me çelik Magnelis®, ofrojnë qëndrueshmëri afatgjatë, rezistencë ndaj korrozionit dhe fleksibilitet maksimal në terrene të ndryshme.

E udhëhequr nga një vizion modern menaxherial dhe filozofia “cilësi, shpejtësi dhe kapacitet”, EMANTE sh.p.k. po konsolidohet si një partner i besueshëm për projekte të personalizuara dhe si një emër gjithnjë e më prezent në tregjet europiane, aty ku standardet e larta dhe aftësia për të eksportuar bëjnë diferencën.

Anxhela Brahimaj, Menaxhere e Përgjithshme e EMANTE sh.p.k., ndan pwr “Monitor” pikwpamjen  e saj mbi zhvillimin e kompanisë, dallimet mes ndërtimit inovativ dhe atij tradicional, sfidat e tregut, si edhe rrugëtimin e saj personal në një industri që vijon të dominohet kryesisht nga meshkujt.

foto1.webp


Një kompani me fokus në prodhimin dhe ndërtimin modern


EMANTE sh.p.k. operon në treg prej rreth 20 vitesh, duke u pozicionuar kryesisht në sektorin e prodhimit industrial. Produkti kryesor i kompanisë janë panelet sanduiç, të përdorura gjerësisht në ndërtimin e kapanoneve industriale, zyrave, parqeve logjistike dhe strukturave të ndryshme funksionale.

Përveç paneleve sanduiç, kompania prodhon ndërtesa modulare, zona strehimi dhe struktura të ndryshme të përkohshme apo të përhershme, si dhe aksesorë metalikë për struktura të plota metalike. Një drejtim i rëndësishëm i zgjerimit të aktivitetit lidhet edhe me prodhimin e strukturave për bazamentet e parqeve fotovoltaike, në përputhje me rritjen e interesit për energjinë e rinovueshme.


Ndërtimi inovativ përballë atij tradicional


Ndërtimi inovativ diferencohet nga ai tradicional kryesisht përmes shpejtësisë së realizimit, efikasitetit dhe performancës teknike. Panelet sanduiç prodhohen dhe montohen në një kohë shumë më të shkurtër krahasuar me materialet tradicionale si tulla apo betoni, duke u kthyer në një zgjidhje optimale për projektet industriale dhe logjistike.

Një tjetër avantazh i rëndësishëm është izolimi termik dhe akustik, falë strukturës së paneleve me dy fletë çeliku dhe shkumë poliuretani në mes, çka rrit ndjeshëm komfortin dhe eficiencën energjetike të ndërtesave.


P1119240-400x300.jpg


Teknologjia dhe kontrolli i cilësisë


EMANTE sh.p.k. ka investuar vazhdimisht në linja prodhimi të automatizuara, duke minimizuar ndërhyrjen njerëzore dhe duke garantuar standarde të larta saktësie. Përballë paragjykimeve që shpesh shoqërojnë produktet “Made in Albania”, kompania përgjigjet me kontroll rigoroz të cilësisë, përdorim të lëndëve të para të certifikuara dhe pajisje me certifikime ndërkombëtare, si CE dhe ISO. Një laborator i brendshëm monitoron çdo ditë produktin final përpara daljes në treg, duke siguruar që cilësia të jetë gjithmonë në nivelin e kërkuar. Cilësia është parimi ynë bazë dhe nuk negociohet.


Produktet më të kërkuara dhe zgjerimi drejt energjisë diellore


 Krahas paneleve sanduiç, të cilat mbeten produkti kryesor i kompanisë, EMANTE sh.p.k. po shënon rritje të ndjeshme të kërkesës për panelet frigoriferike, të përdorura në ndërtimin e dhomave frigoriferike dhe objekteve të magazinimit ushqimor, si dhe për panelet kundër zjarrit, të cilat ofrojnë standarde më të larta sigurie strukturore. Një tjetër drejtim strategjik me rëndësi të veçantë është ai i energjisë së rinovueshme, ku kompania zhvillon dhe prodhon struktura tokësore për sisteme fotovoltaike (Ground Mount Photovoltaic Structures). Këto struktura realizohen duke përdorur çelik Magnelis®, një material inovativ i njohur për rezistencën e lartë ndaj korrozionit dhe jetëgjatësinë në kushte të vështira mjedisore.


foto3.webp


Personalizimi dhe marrëdhënia me klientët


Një nga pikat dalluese të EMANTE sh.p.k. është personalizimi i plotë i produkteve, duke iu përshtatur kërkesave specifike të çdo klienti  që nga trashësia dhe ngjyrat e paneleve, deri te zgjidhjet teknike sipas projektit. Po aq i rëndësishëm konsiderohet edhe suporti pas shitjes, i cili shihet si pjesë integrale e shërbimit.


Rrugëtimi personal dhe vizion ndërkombëtar


E rritur në një familje ku puna dhe përkushtimi kanë qenë vlera themelore, Anxhela Brahimaj është formuar profesionalisht që herët brenda kompanisë familjare. Studimet për menaxhim ndërkombëtar në Vjenë dhe specializimi në marketing digjital kanë ndikuar në ndërtimin e një qasjeje moderne ndaj drejtimit të biznesit.

Filozofia e EMANTE sh.p.k. përmblidhet në tre fjalë: cilësi, shpejtësi dhe kapacitet – një kombinim që ka shërbyer si bazë për rritjen e qëndrueshme të kompanisë dhe për forcimin e konkurrueshmërisë në tregun global, në një industri ku aftësia për të eksportuar dhe për të respektuar standarde ndërkombëtare është vendimtare.