
Tiranë, Shqipëri
Emante është krenare të jetë pjesë e realizimit të një prej projekteve më të rëndësishme të infrastrukturës urbane në Shqipëri – Terminalit Veri-Perëndimor të Autobusëve në Tiranë, një nyje moderne transporti e vendosur tek Kthesa e Kamzës, e projektuar për të shërbyer si porta kryesore hyrëse për linjat ndërqytetëse dhe ndërkombëtare. Në këtë projekt strategjik, Emante, kompani e specializuar në prodhimin dhe tregtimin e paneleve sanduiç si dhe në prodhimin e konstruksioneve metalike, ka kontribuar me zgjidhje të avancuara konstruktive duke furnizuar mbi 11,000 m² sisteme E-WALL dhe E-ROOF. Të bazuara në teknologjinë më të fundit në prodhimin e paneleve sanduiç për fasada dhe çati, këto sisteme mundësojnë realizimin e strukturave moderne, efikase dhe të qëndrueshme.

Përdorimi i sistemeve E-WALL dhe E-ROOF siguron:
• performancë të lartë termike dhe efikasitet energjetik
• rezistencë strukturore dhe jetëgjatësi
• instalim të shpejtë dhe efikas në projekte të mëdha infrastrukturore
• estetikë bashkëkohore që harmonizohet me arkitekturën dinamike të terminalit
Si prodhues i paneleve sanduiç dhe konstruksioneve metalike për industrinë e ndërtimit, Emante është gjithmonë pjesë e projekteve që kërkojnë zgjidhje teknike të besueshme dhe performancë të lartë. Kontributi në këtë projekt dëshmon angazhimin e kompanisë për të mbështetur vizionet e mëdha urbane përmes produkteve dhe sistemeve inovative që ofron.

Me përvojën dhe ekspertizën e saj në prodhimin e paneleve sanduiç dhe konstruksioneve metalike, Emante vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e infrastrukturës moderne dhe të qëndrueshme, duke sjellë teknologji ndërtimi bashkëkohore dhe standarde të larta cilësie në çdo projekt.
