
October 2025
Emante – Lider në Zgjidhjet e Ndërtimit dhe Energji të Rinovueshme
Rreth kompanisë
E themeluar në vitin 2006 si një biznes import-eksporti i specializuar në panele sanduiç, Emante u transformua në vitin 2017 në një prodhues lider të materialeve të ndërtimit në Shqipëri. Nga rrënjët në tregti, kompania ka evoluar në një ofrues zgjidhjesh ndërtimi inovative, efikase në energji dhe miqësore me mjedisin për aplikime industriale dhe komerciale.

Inovacioni në energji të rinovueshme
Në epokën e tranzicionit energjetik, ku burimet e rinovueshme po marrin rolin kryesor, Emante ka spikatur si një nga kompanitë më inovative në Shqipëri dhe rajon. E specializuar në zhvillimin e strukturave për impiante fotovoltaike, kompania kombinon çelikun Magnelis® me zgjidhje inxhinierike moderne, duke garantuar jetëgjatësi, rezistencë dhe efikasitet maksimal për çdo projekt.
Materiali inovativ – Magnelis
Magnelis® është një çelik i galvanizuar me një shtresë unike zinku, alumini dhe magnezi, që siguron mbrojtje të jashtëzakonshme ndaj korrozionit dhe jetëgjatësi deri në 25–30 vite, edhe në mjedise të vështira. Emante është një nga kompanitë që ka sjellë këtë material në tregun shqiptar, duke e përdorur për bazamentet e parqeve fotovoltaike dhe strukturat mbajtëse, duke treguar lidership dhe orientim drejt inovacionit.

Projekte te realizuara me sukses
EMANTE ka realizuar projekte të rëndësishme fotovoltaike në Shqipëri dhe jashtë saj, duke treguar ekspertizë të lartë dhe aftësi të avancuara teknologjike. Një nga projektet më të mëdha është Nova Solar në Seman, Fier, me kapacitet total 74 MW, e ndërtuar në një zonë agresive afër detit, ku janë përdorur struktura double-pile dhe 3100 ton material Magnelis. Një tjetër projekt strategjik është Info-Telecom në Ballsh, me 100 MW + 1.5 MW, duke kombinuar bazamente betoni dhe pila të thella me materiale Magnelis dhe aksesorë mbajtës.
Përveç Shqipërisë, EMANTE ka zgjeruar aktivitetin ndërkombëtar me projekte në Itali (Piacenza) 1 MW dhe Maqedoni 1 MW, duke përdorur struktura single pile dhe pila të zhytura që garantojnë stabilitet dhe siguri afatgjatë. Kompania ka gjithashtu realizuar projekte më të vogla, por strategjikisht të rëndësishme, si Mountain’s Green Energy, Progreen Solution dhe Vega Solar, duke krijuar një portofol të pasur bashkëpunimesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Rritje dhe vizion
Me një rritje mbresëlënëse prej 42% nga viti 2023 në 2024, Emante vazhdon të vendosë standarde të reja në sektorin fotovoltaik, duke ofruar zgjidhje të qëndrueshme dhe jetëgjata për energjinë e së ardhmes.